Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dygolësh i Sanchos, Dortmundi mposht Mainzin dhe merr kryesimin

Borussia e Dortmundit reagon pozitivisht pas humbjes së thellë 5-0 në “Allianz Arena” ndaj Bayernit të Mynihut. Verdhezinjtë morën kryesimin e Bundesligës, të paktën përkohësisht, pasi mposhtën me rezultatin 2-1 Mainzin, me dygolësh të Sanchos që në pjesën e parë.

Sulmuesi i talentuar anglez e gjeti golin që në minutën e 17-të, i shërbyer me zgjuarsi nga Mario Gotze. Nuk vonoi shumë dhe 19-vjeçari sigloi të dytin, këtë radhë pas bashkëpunimit me Delaney.

Fitorja e Dortmundit, gjithsesi nuk do të rezultonte e thjeshtë, pasi Quaison shfrytëzoi një top që nuk u largua si duhet nga mbrojtja, duke shkurtuar në 2-1 diferencën 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Miqtë tentuan me të gjitha format të gjenin golin e barazimit, por portieri Burki në momentet kur u vu në provë reagoi me kompetencë.

Fitore shumë e rëndësishme edhe për Leipzigun, që iu imponua 2-0 Wolfsburgut me gola të Kampl dhe Werner. Në ndeshjet e sotme u arritën këto rezultate:

Bundesliga:

Dortmund – Mainz 2-1

Hannover – B. Monchengladbach 0-1

RB Leipzig – Wolfsburg 2-0

Stuttgart – Bayer Leverkusen 0-1

Werder Bremen – Freiburg 2-1

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...