Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dynamo Dresden nuk rrezikon rifillimin e Bundesligas, reagon drejtuesi i federatës!

Gjermania nuk heq dorë nga rifillimi i sezonit futbollistik pavarësisht se në klubin e Bundesligës së 2-të të Dynamos së Dresdenit ka patur raste pozitive gjatë ditëve të fundit që kanë detyruar ekipin të karantinohet. DFL ka qenë e qartë në këtë pikë duke lënë shumë pak vend për dyshime sa i përket rifillimit teksa kanë bërë të ditur se Bundesliga e 2-të me 16 do të ristartojë me apo pa ekipin e Dynamos në fushë. Skuadra që aktualisht rrezikon të rrëzohet një kategori më poshtë sipas drejtuesit e DFL, Christian Seifert mund të mos luajë 2 ndeshjet e para, por Bundesliga nuk mund të vendoset në rrezik për shkak të një ekipi.

Seifert në nje dalje publike për mediat e bëri të qartë se deri në fund të Bundesligës së 2-të janë dhe 81 ndeshje të tjera për t’u luajtur dhe ato të luhen madje DFL kishte parashikuar dhe raste të ngjashme ndaj nuk ka arsye pse të vendoset në dyshim rifillimi i sezonit. Seifert madje e theksoi se të gjithë duhet të përshtaten me sitatën e re dhe DFL e kishte bërë të ditur që rastet e veçanta brenda një ekipi duhet të izoloheshin dhe gjithsesi liga është e gatshme që të shtyjë në një tjetër datë vetëm takimet e ekipit verdhezi. Në kushtet aktuale sipas drejtuesit Seifert as që bëhet fjalë për një shtyje të sezonit dhe kjo është plotësisht e pamenduar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...