Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dyndje menaxherësh në Skënderbeu-Kukësi, 6 lojtarë ‘në lupë’

Në kryendeshjen e javës së 31-të të Superiores, mes Skënderbeut dhe Kukësit, në stadiumin korçar ishin të pranishëm shumë mysafirë specialë. Bëhej fjalë për drejtues sportivë, skautë dhe menaxherë klubesh, që kishin si synim të ndiqnin edhe njëherë lojtarët që kanë mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë sezonit.

Përfaqësues të klubeve gjermane, austriake, belge dhe italiane mbushnin shkallët e stadiumit ‘Skënderbeu’, teksa vëmendja ishte përqendruar te 6 prej lojtarëve që ishin në fushën e blertë.

Bëhet fjalë për Gavazajn, Lilaj, Alitin dhe Micin e Skënderbeut, por edhe Gurin e Rrumbullakun e Kukësit, futbollistë që kanë spikatur këtë sezon me skuadrat respektive, duke i dhënë tonin Kategorisë Superiore.

Që të 6 këta futbollistë janë me valixhet gati, ndërsa mbetet të përfundojë sezoni dhe të përcaktohet destinacioni konkret i tyre. Transferimi I disa futbollistëve të kampionatit shqiptar, në skuadra të Europës, ka bërë që të rritet më shumë vëmendja ndaj Superiores, ku përveç këtyre të 6-ve, edhe të tjerë futbollistë janë në listën e menaxherëve të huaj.

Kështu Bregu, Rroca dhe Ramadani te Luftëtari, Asani, Bardhi e Trashi te Partizani, Selmani, Kallaku e Uzuni te Laçi, por edhe Krymi, Çinari e Sherri te Vllaznia, janë të tjerë futbollistë të kampionatit shqiptar, që me shumë gjasa nuk do t’i shohim më në Superiore sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...