Merkato

Dyshimi i Barcelonës, pas qëndrimit të Dembelesë fshihet Tomas Thuchel

Ousmane Dembélé rikthehet këtë mbrëmje në “Allianz Arena” (për ndeshjen vendimtare ndaj Bayernin në Champions) ku la gjurmë në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë (në një ndeshje të vetme) në sezonin 2016-17, duke shënuar një gol që eliminoi Bayernin (2-3). Thomas Tuchel ishte trajneri i Borussia Dortmundit në atë kohë, skuadër për të cilën francezi shënoi 10 gola dhe dha 21 asistime në 49 ndeshje zyrtare në atë sezon.

Rrugët e tyre u ndanë në verën e vitit 2017, kur Dembélé refuzoi të stërvitej me klubin e tij, për ta detyruar që ta shiste te Barça, por ata mund të takoheshin përsëri vitin e ardhshëm.

Pas tri javësh, Dembélé mund të negociojë lirshëm me ndonjë klub, pasi kontrata e tij me “blaugranat” përfundon në qershor. Te Barcelona dyshojnë se Chelsea po punon në prapaskenë për ta marrë 24-vjeçarin me parametër zero në verë.

Xavi Hernández, trajneri i Barcelonës, tha javën e kaluar shtyrja e rinovimit nuk ka ndodhur vetëm për arsye ekonomike, por se “ka edhe arsye sportive dhe projektesh”.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency