Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Dyshimi për ndeshje të kurdisura në Superligën e Kosovës, Prokuroria nis hetimet

Dy ndeshje të Superligës së Kosovës bëhet objekt hetimi të Prokurorisë. Bëhet fjalë për Ferizaj – Dukagjini dhe Trepça ’89 – Prishtina që i përkasin javës së fundit të kampionatit.

Arbitri kryesor, Mervan Bejtullahu, arbitri i katërt, Ilir Mehmeti, delegati i ndeshjes Isak Smajli dhe zyrtarë të klubeve Ferizaj dhe Dukagjini do të merren në pyetje lidhur me takimin e futbollit që dyshohet të ketë qenë i kurdisur. Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, për “Kohën”, të martën.

Hetim ka nisur edhe për ndeshjen tjetër të dyshimtë për kurdisje në mes të Trepçës ’89 dhe Prishtinës. Këto dy takime u luajtën të dielën. Mënyra se si përfunduan, solli reagime të shumta.

“Të hënën në mëngjes e kam kompletuar lëndën dhe kam autorizuar njësitin rajonal të hetimeve të zbardhë këtë çështje. Kam specifikuar se kush të intervistohet. Të shohim në bazë të dëshmive se çfarë mund të konstatojmë.

Sot, në mëngjes, kam kontaktuar me hetuesit, por për shkak të ngarkesës, më nuk kam kontaktuar. Të hënën në mëngjes u kam thënë që të nisin intervistimin e personave kryesorë. Edhe nga skuadra e Ferizajt e po ashtu edhe nga Dukagjini do të intervistohen. Gjashtë, eventualisht shtatë persona. Përfshihen gjyqtari kryesor, gjyqtari i katërt, delegati dhe strukturat e tjera të ekipeve. Varësisht nga hetimet mund të zgjerohet edhe më shumë rrethi i personave qe do të intervistohen”, ka thënë Jashari.

Rrjedha e ndeshjeve ishte jonormale. Sidomos goli i pësuar nga portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, në minutën e 105-të, ka bërë bujë. Ai bëri lëvizje qesharake për të mos u goditur nga topi i gjuajtur me kokë nga sulmuesi i Ferizajt, Astrit Fazliu.

Me golin e shënuar nga Fazliu, Ferizaj siguroi paraqitjen në “play out”, ndërsa Trepça ’89 bie nga Superliga. Të dy skuadrat fituan me rezultatin 2-1.

Lexo edhe:

Për këto ndeshje të dyshuara si të trukuara pati reagim edhe nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, dhe Federata e Futbollit e Kosovës. Reagimi i FFK-së megjithatë ishte shumë i zbehtë.

Në fakt Komisioni i Garave ka iniciuar procedurë ndaj Ferizajt, por vetëm për hedhje të mjeteve piroteknike dhe gjësendeve të tjera në fushën e lojës.

Në ndeshjen në Ferizaj ishin dhënë 17 minuta shtesë, kurse në atë në Mitrovicë nëntë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...