Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dyshja e NFL-së, Baker–Dunbar akuzohen për grabitje të armatosur

Dy lojtarët e NFL, Deandre Baker dhe Quinton Dunbar vendosën të dorëzohen në organet e policisë, pas akuzave të rënda për grabitje të armatosur. Histori pak a shumë e njëjtë, edhe me shumë e shumë histori të tjera të lojtarëve të ndryshëm të futbollit amerikan, që ndonëse janë të superpaguar, hedhin në erë karrierën e tyre për probleme të tilla me ligjin.

Të dy këta lojtarë u dorëzuan pas akuzës për grabitje të ngritur ndaj tyre në Shtetin e Floridës. “Cornerback”-u i New York Giants, 22-vjeçari Deandre Baker i akuzuar përmes të tjerave edhe për sulm të shkallës së rëndë u dorëzua ditën e shtunë, sipas avokatit të tij, ndërsa “cornerback”-u i Washington Redskins, që sivjet kaloi në radhët e ekipit tjetër Seattle Seahawks Quinton Dunbar u dorëzua vetëm pak orë më vonë, në organet e policisë së qytetit të Miramarit.

Dy miqtë kanë lindur në Shtetin e Floridas, në Miami dhe ata akuzohen se kanë grabitur të ftuarit në një festë të zhvilluar gjatë javës së kaluar. Bëhet fjalë për një shumë afërsisht 12.000 dollarë para në dorë, si dhe orë dore me një vlerë prej rreth 25.000 dollarësh gjithsej, të rrëmbyera ditën e mërkurë në qytetin e Miramarit.

Avokatët mbrojtës thanë se dëshmitarë të ndryshëm kanë dhënë dëshmi të qarta me shkrim, duke u betuar për pafajësinë e dy lojtarëve si për të dhënë konfirmimin e tyre që si Baker ashtu edhe Dunbar nuk kanë aspak gisht në një ngjarje të tillë. Sipas fletë–arrestit të policisë, ky incident ndodhi pas një zënke të ndodhur gjatë zhvillimit të një feste të veçantë në një shtëpi, ku të ftuarit po luanin me letra si dhe videolojëra.

Pretendohet se Deandre Baker ka nxjerrë një armë, përpara se ai bashkë me shokun e tij Quinton Dunbar si dhe një person tjetër që mbante një maskë të kuqe, të fillonin të mblidhnin sendet me vlerë apo dhe para në “cash” nga të pranishmit. Personi që mbante maskë të kuqe nuk është identifikuar akoma, megjithatë nga akuza pretendohet se Baker i ka kërkuar këtij personi që të qëllojë ndaj njërit prej dëshmitarëve, por ai nuk u bind.

Sipas dëshmitarëve të tre këta persona u larguan në rrugë të ndryshme me makinat e tyre, Mercedes Benz, Lamborghini dhe BMW. Njëri nga dëshmitarët sipas organeve të policisë ka deklaruar se për të ishte një grabitja e paramenduar, ngaqë makinat jashtë ishin parkuar në mënyrë të atillë, që të largoheshin menjëherë nga zona.

Baker përballet me tetë akuza, katër për grabitje të armatosur dhe katër për agresion të rëndë me armë zjarri, sakaq në krahun tjetër mbi Dunbar rëndojnë katër akuza për grabitje të armatosur. Drejtuesit e NFL kanë deklaruar se janë vënë në dijeni, por për momentin kanë preferuar për të mos dhënë asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa drejtuesit e skuadrave të tyre respektive te Giants dhe Seahawks kanë thënë se aktualisht janë duke mbledhur informacion për ngjarjen e ndodhur mesjavën e kaluar, në Qytetin e Miramarit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...