Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E ardhmja/ Busquets ndërron mendje prej Messit, nuk shkon në MLS

Sergio Busquets duket se ka ndryshuar mendje sa i përket vendimit për të ardhmen e tij. Sipas “El Mundo Deportivos”,  mesfushori papritur ka vendosur të shtyjë për një vit transferimin në Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut (MLS).

Busquets, 34 vjeç, po reflekton dhe mendon të qëndrojë edhe një sezon në shërbim të klubit katalan, sigurisht nëse ka interes edhe nga pala tjetër.

Një bisedë me trajnerin Xavi Hernándezin ka ndikuar në marrjen e këtij vendimi. Në këtë zgjedhje të Busquets mësohet se ka ndikuar edhe fakti që edhe miku i tij, Lionel Messi, ka vendosur të rinovojë kontratën me PSG-në për një vit (ndonëse ende nuk është zyrtare), duke e shtyrë largimin e tij në SHBA.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...