Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

E ardhmja e Brojës në Itali? Torino planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Torino është duke menduar seriozisht për merkaton e janarit, me klubin italian që i ka kthyer sytë nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Mediet italiane bëjnë me dije se Torino do të tentojë të shesë Nemanja Radonjic pas një tjetër përplasjeje mes serbit dhe trajnerit Ivan Juric.

Lexo edhe:

Në rast se do bëhet i mundur ky largim, atëherë klubi italian do nis nga puna për afrimin e sulmuesit të Chelsea-t.

Megjithatë, ky operacion shihet disi i komplikuar, pasi shqiptari është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino dhe ky i fundit vështirë që ta lejojë largimin e 22-vjeçarit.

Këtë sezon me londinezët Armando Broja ka bërë 6 paraqitje, duke numëruar gjithsej 152 minuta në Premier League, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...