Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E ardhmja e djalit, Lilian Thuram: Marcus ëndërron të luajë te ky klub

Marcus Thuram po luan sezonin e katërt dhe të fundit me M’Gladbach. Sulmuesi i kombëtares franceze ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe në verë do të largohet me parametra zero, pasi ka vendosur të mos rinovojë.

Shumë klube të njohura europiane interesohen për 25-vjeçarin, autor i 31 golave në Bundesliga, ndërkohë që babai i tij, i mirënjohuri Lilian Thuram, zbulon edhe ëndrrën e madhe të Marcus në një prononcim për RAC1.

Natyrisht që si çdo prind edhe unë dua më të mirën për fëmijët e mi. Për Marcus do të ishte një ëndërr të luante me Barcelonën.

Katalanasit gradualisht po kthehen sërish një skuadër e madhe, do të ishte diçka e bukur nëse Marcus do të luante në Camp Nou”, u shpreh ish-mbrojtësi francez.

Thuram fitoi Kupën e Botës (1998) dhe Europianin (2000) me “Gjelat”, ndërkohë që gjatë karrierës së tij u aktivizua për dy sezone (2006-2008) me Barcelonën, klub me të cilin fitoi Superkupën e Spanjës (2006).

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...