Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E ardhmja e dy yjeve, drejtori i Leipzigut zbulon planin e klubit

Leipzig nuk do e ketë të lehtë të mbajë në skuadër dyshen Dani Olmo dhe Josko Gvardiol, por drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl qetësoi tifozët në prononcimin për Sky Sport Deutschland.

Mesfushori spanjoll ka kontratë deri në vitin 2024. Ofertat për 24-vjeçarin nuk mungojnë, por Leipzigu po punon për të firmosur një akord të ri me të, ndërkohë që për mbrojtësin kroat po ushtron presion Reali i Madridit.

OLMO – “Ne duam t’i rinovojmë kontratën, kjo është e qartë. Ai është rritur shumë këtu. Performancat e tij po bëjnë bujë. Unë jam optimist në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje të re”.

GVARDIOL – “Duke aktivizuar opsionin e zgjatjes së kontratës, ne kemi frenat e marrëveshjes në dorë. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk jemi aspak të interesuar ta shesim në verë”.

Reali ka ofruar 120 milionë euro për 20-vjeçarin nga Zagrebi, për të cilin interesohen edhe Manchester City e Chelsea. Ndërkohë, Leipzigu renditet në vendin e tretë në Bundesliga me 28 pikë, gjashtë më pak se Bayerni kryesues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...