Merkato

E ardhmja e Erling Haaland, derbi i ashpër mes United dhe City-t

Me 33 golat e shënuar në të gjithë kompeticionet, Erling Haaland konsiderohet me të drejtë si një ndër sulmuesit më të mirë të këtij sezoni në Kontinentin e Vjetër. 20-vjeçari norvegjez, i lindur në qytetin e Lidsit në Angli. pozicionohet në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë të Bundesligës, në kuotën e 17 golave, vetëm një më pak se sa sulmuesi portugez  Eintrachtit të Frankfurtit, Andre Silva, ndërsa Robert Lewandowski, falë edhe avantazheve të mëdha që të jep natyrshëm aktivizimi te një klub si Bajerni i Mynihut kuptohet mbetet i pakapshëm.

Për momentin, 20-vjeçari nordik vijon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e Borusias së Dortmundit, megjithatë është e qartë që drejtuesit e verdhezinjve nuk do të mundet ta mbajnë edhe për shumë kohë një talent të tillë. Përveç 17 golave në kampionatin teuton, Erling Haaland ka realizuar 1 gol në Kupën e Gjermanisë, 1 në Superkupë, 8 në Champions League, ku  numri 9 vazhdon të mbetet golashënuesi më i mirëi, ndërsa 6 gola të tjerë sulmuesi shtatlartë i ka regjistruar pikërisht me fanellën e përfaqësueses norvegjeze.

Në Mbretërinë e Bashkuar shtypi vendas vazhdon të shkruajë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka ruajtur trajneri aktual I Manchester, United Ole Gunnar Solskjaer, me Haaland dhe në fakt 47-vjeçari nga Kristiansundi nuk i ka humbur akoma shpresat rreth një kalimi të mundshëm të bashkëkombësit të tij në radhët e “Djajve të Kuq”. “Baby – Faced Assassin” e ka drejtuar sulmuesin e talentuar norvegjez në Eliteserien, te klubi i Moldes, dhe Solskjaer ka ruajtur një një raport vërtet shumë të mirë me 20-vjeçarin. OGS nuk e ka përjashtuar madje as një kalim të mundshëm të Erling Haalandit në radhët e “Red Devils” që në verën e ardhshme.

Numri 9 ka realizuar plot 27 gola në 27 ndeshje në të gjithë aktivitetet me fanellën e verdhezinjve dhe drejtuesit e Borusias së Dortmundit i kanë fiksuar sulmuesit të ri norvegjez një klauzolë prej plot 70 milionë stërlinash, që mund të hyjë në fuqi duke filluar nga muaji qershor i vitit 2022. Krerët e klubit të mirënjohur nga Westfalia kanë lënë të kuptohet se mund ta lejojnë të largohet sulmuesin e tyre kryesor që verën e ardhshme, kuptohet nëse për 20-vjeçarin do të vijë një ofertë e majme, me pritshmëritë e drejtuesve të Dortmundit që rrotullohen diku pranë 150 milionë paundëve.

Një vëmendje të veçantë për Erling Haaland kanë shfaqur gjithashtu edhe drejtuesit e pjesës tjetër të Qytetit të Manchesterit, me trajnerin Pep Guardiola që po këmbëngul me forcë për të zëvendësuar golashënuesin më të mirë në historinë e “sky blues”, veteranin argjentinas Sergio Aguero, i cili pritet të largohet nga Citizens që në merkaton e ardhshme, kur të përfundojë edhe kontrata që e lidh 32-vjeçarin nga Buenos Airesi me City-n.

Kohë pas kohe ka patur interesim për të gjithashtu edhe nga drejtuesit e Realit të Madridit, Barcelonës, Paris SG dhe Bajernit të Mynihut, por gjithsesi në ishull presin që United dhe City të rivalizojnë ashpër për të marrë shërbimet e njërit prej sulmuesve më të talentuar në planet. Vetë trajneri Ole Gunnar Solskajer foli me shumë krenari për marrëdhëniet shumë të mira që ka ruajtur me ish-futbollistin e tij, por gjithashtu edhe për përmirësimin e jashtëzakonshëm që ka patur Haaland brenda një kohe fare të shkurtër. OGS deklaroi se nuk I lejohet që të thotë më shumë për momentin, duke patur parasysh që Haaland është lojtar I Borusias së Dortmundit, sidoqoftë 47-vjecari shtoi se një sulmues të tillë do ta ëndërronte cdo trajner në glob.

Nëse do të përmbushen pritshmëritë e gazetarëve anglezë me shumë gjasa e ardhmja e sulmuesit Erling Haaland do të përcaktohet në një duel të ashpër mes City-t dhe United, si për të kujtuar edhe një herë tjetër episodin e paharrueshëm të dy dekadave më parë, pikërisht në derbin e zjarrtë të qytetit të Mancesterit, kur kapiteni I famshëm I red devils Roy Keane u hakmorr ndaj Alf Inge-s, babait të Haaland-it, me një ndërhyrje kriminale kuptohet krejtësisht të qëllimshme, në gjurin e majtë, që influencoi në mënyrë të pashmangshme edhe në mbylljen e parakohshme të karrierës.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency