Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E ardhmja e Hysajt kthehet në sagë, largohet pista “Juventus”

Një sagë e vërtetë merkatoje ajo e Elseid Hysajt, ku, veç palëve në lojë, është dhe faktori kohë si një detaj vendimtar për klubet në lojë. Aktualisht pretendentët mbeten të njëjtët, më seriozë sesa Juventusi (mund të konsiderohet pothuajse jashtë gare), ku shkoi Danilo në vend të Cancelos. Janë Roma e Tottenhami, që është hedhur edhe një herë në garë për mbrojtësin e Kombëtares, por në krahun tjetër Napoli i De Laurentiis me çmimin e lartë në një farë mënyrë mban peng 24-vjeçarin shkodran.

Si Roma, ku trajneri Fonseca i telefonoi personalisht Hysajt për ta bindur për projektin, e po ashtu dhe Tottenhami, nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin prej 25 milionë eurosh që kërkon skuadra e De Laurentis për ta lënë të lirë Hysajn, duke pretenduar një ulje të tij në kufirin e rreth 20 milionë eurove.

Te Napoli, siç shkruajnë mediet italiane, nuk e kanë me ngut, dhe kanë vendosur të flasin sërish në lidhje me të ardhmen e Hysajt pas mesit të gushtit. Diçka që, nëse ndodh në të vërtetë, do të nxirrte automatikisht nga loja Tottenhamin, duke qenë se në Angli merkatoja mbyllet këtë të enjte.

Faktori kohë në këtë mënyrë merr një rol të rëndësishëm në lojën e forcës që po zhvillohet mes Napolit dhe Romës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...