Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E ardhmja e Hysajt mes Italisë dhe Anglisë

Elseid Hysaj of SSC Napoli during the Coppa Italia match between SSC Napoli and US Sassuolo at Stadio San Paolo Naples Italy on 13 January 2019. (Photo Franco Romano/Nurphoto)

Garë treshe për Elseid Hysaj. Ashtu siç vetë mbrojtësi kuqezi e ka pranuar, por njëkohësisht edhe menaxheri i tij, 25-vjeçari po kalon orët e fundit tek Napoli. Për Hysaj, janë disa klube që kanë shfaqur interes. Presidenti i Napolit, De Laurentiis, në fakt kërkon 25 milionë euro për Hysaj, por  gjithsesi diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është aq e madhe sa  bisedimet të dështojnë. Roma është një prej klubeve që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e mbrojtësit, ndërsa nga Premier League, pas largimit të Trippier, Tottenhami sheh pikërisht shkodranin si pasuesin ideal për pozicionin e lënë bosh.

Por, mesa duket interes konkret po shfaq Juventusi. Interesimi i vazhdueshëm i Manchester City për Joao Cancelon ka vënë në alarm Fabio Paraticin, i cili po qëndron në gjëndje gatishmërie, pasi nëse portugezi do të largohet, atëherë sulmi do të jetë i gjithë për të veshur Hysajn bardhezi.

Te Juventusi, ai do të ribashkohej me Maurizio Sarrin, me të cilin ka punuar te Napoli dhe Empoli, teksa një kalim i tillë do t’i pëlqente edhe vetë Sarrit, pasi edhe gjatë kohës kur drejonte Chelsea-n, vazhdimishit tentoi ta transferonte në Londër. Alternativa të shumta për Hysaj, teksa e ardhmja mbetet në dilemë, e vetmja gjë e sigurt është që tek napoli mbojrtësi kuqezi po kalon orët e fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...