Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E ardhmja e Hysajt në pikëpyetje, lidhet ngushtë me vendimin e Sarrit

during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Napoli and Villarreal on February 25, 2016 in Naples, Italy.

Do të jetë një verë e nxehtë për Elseid Hysajn. E ardhmja e tij te Napoli është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Maurizo Sarri, i cili sipas mediave italiane mund të largohet, dhe një nga futbollistët më të kuotuar për të lënë skuadrën në rast të një lamtumirë të trajnerit është pikërisht mbrojtësi shqiptar. Pretendentët për të janë në radhë, është folur për gjigandë të Premier League, si Arsenal, Chelsea apo Manchester United, e po ashtu dhe interesimin e Bajernit të Mynihut. Një sinjal që te Napoli po përgatitet edhe në rast të një largimi të Hysajt është se klubi po lëviz  për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Sampdorias Bartosz Bereszynski. Një lojtar që po sponzorizojhet edhe nga shokët e tij në kombëtaren polake, Milik e Zielinski që i kanë folur për Napolin dhe projektin e tij. Këtë vit Hysaj ka qenë titullar fiks te Napoli ku ka konfirmuar se ka aftësi të mira si në fazën mbrojtëse, ashtu dhe në kapacitetin për të sulmuar në hapësirat e krahut të tij, por një arsye që Napoli po e kërkon mbrojtësin Bereszynski është  për faktin se Hysaj ka në kontratë një klauzolë prej 50 milionë eurosh, dhe ndonjë nga klubet e mëdha angleze mund të shfaqet i gatshëm për ta shpenzuar këtë shifër për të garantuar kartonin e futbollistit shqiptar. Vetë Hysaj e lidh të ardhmen e tij me atë të trajnerit, dicka që e bëri të ditur vetë agjenti i mbrojtësit shkodran , Mario Giufredi, i cili u shpreh se nëse Sarri qëndron atëherë do ti kërkojë presidentitt qëndrimin e lojtarëve më të mirë, pra edhe Hysajt i cili do të humbiste shumë qartësi në rast të largimit të trajnerit. Menaxheri i Napolit shtoi se nëse Sarri nuk do të jetë vitin e ardhshëm, atëherë dhe futbollisti shqiptar do të jetë i gatshëm për të dëgjuar skuadrat që janë të gatshme të paguajnë klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...