Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E ardhmja e Junior Firpo do të jetë zikaltër, javën e ardhshme pritet në Itali

Barcelona provoi ta përfshijë në negociatat për të marrë Lautaro Martinezin, por pavarësisht refuzimit të Interit, e ardhmja e Junior Firpo duket se do të jetë sërish në kampionatin italian dhe mbi të gjitha me fanellën zikaltër.

Kjo pasi sipas raportimeve të mediave italiane, klubi i Atalantës ka avancuar negociatat si me futbollistin, ashtu edhe me klubin e Barcelonës dhe gjatë javës mbrojtësi 24-vjeçar pritet të udhëtojë drejt Bergamos.

Marrëveshja me Barcelonën është arritur mbi bazën e huazimit për dy milionë euro, me të drejtë blerjeje verën e ardhshme për 18 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusi mbi paraqitjet e futbollistit.

I lindur në Republikën Domenikane, Junior Firpo iu bashkua Barcelonës një vit më parë dhe gjatë një sezoni ka luajtur 23 ndeshje me fanellën “blaugrana”, duke shënuar edhe një gol, por tani duhet të lërë “Camp Nou”-n, pasi nuk bën pjesë në planet e Koeman.

Nga ana tjetër trajneri Gasperini do të ketë në dispozicion një futbollist të ri, që shtyn shumë në krah dhe që pritet të zërë vendin e të larguarit pak ditë më parë Timothy Castagne, i cili zgjodhi t’i bashkohet Leicesterit.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...