Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E ardhmja e Messit, Inter Miami i bindur për transferimin

E ardhmja e Lionel Messi nuk është Paris Saint German dhe as Barcelona. Sipas mediave britanike, më saktësisht “The Athletic” shtatë herë fituesi i topit të artë do të transferohet në kampionatin amerikan me skuadrën e Inter Miami.

Bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe çdo gjë është mbajtur sekret. I njëjti raportim bënë të ditur se janë zhvilluar disa takime mes babit të Lionel Messit dhe përfaqësuesve të Inter Miami. Kontrata e shtatë herë fituesit të topit të artë përfundon në fundin e sezonit dhe drejtuesit e Paris Saint German e kanë shprehur haptazi dëshirën për të rinovuar me Messin.  Gjithashtu në media është përfolur edhe për një rikthim të tij te Barcelona por surpriza e vërtetë mund të jetë transferimi i tij te Inter Miami duke i dhënë fund aventurës në Europë.

Messi po zhvillon një sezon impresionues dhe po kalon një formë shumë të mirë para fillimit të botërorit. Për të katari do të jetë mundësia e fundit për të fituar trofeun më të rëndësishëm, kupën e botës me kombëtaren argjentinase.

Në qoftë se gjithçka do të konkretizohet me sukses, padiskutim që Lionel Messi do të jetë goditja më e madhe, jo vetëm e Inter Miami që është në pronësi të David Beckahm por edhe në major league soccer, i cili preferohet nga shumë lojtar për ti dhënë fund futbollit të luajtur.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...