Merkato

E ardhmja e Moratës e paqartë, Juventus mund ta rikthejë në Madrid

E ardhmja e Moratës te Juventusi mbetet akoma shumë e paqartë. Çështja e Alvaro Moratës pritet të shndërrohet në një ndër temat më të nxehta të merkatos së verës, përsa i përket kampionatit italian. Sulmuesi madrilen është në pronësinë e Atletikos së Madridit, por siç dihet drejtuesit e “los colchoneros” e kanë dhënë këtë sezon 28-vjeçarin madrilen në formë huazimi pikërisht te “zonja e vjetër”. Tani krerët e klubit bardhezi kanë përpara vetes dy opsione, zgjatjen e huazimit të Moratës edhe me një tjetër sezon, për shumën e 10 milionë eurove, ose blerjen përfundimtare për shifrën e 45 milionë eurove.

Duke patur parasysh formën aktuale të sulmuesit iberik të dyja zgjidhjet duken logjike. Numri 9 i Juventusit ka kontribuar në këto shtatë muaj me 16 gola dhe 12 asiste në të gjithë kompeticionet, megjithatë në Itali po shtohen zërat mbi një largim të mundshëm të tij nga bardhezinjtë. Në Piemont ka spekulime se drejtuesit e “zonjës së vjetër” kanë vendosur për të mos ta mbajtur Moratën në vazhdim për edicionin e ardhshëm. Arsyeja: Impakti negativ në aspektin financiar i pandemisë së koronavirusit, si dhe fakti që Juventusi po kalon një ndër sezonet më të vështirë në këto 15 vitet e fundit. Për hir të së vërtetës krerët e klubit e kanë mbajtur mbyllur gojën dhe nuk kanë pranuar të flasin fare në lidhje me një çështje të tillë, tepër delikate për repartin e sulmit.

Pra qëllimi i zyrtarëve të Juves përsa i përket Moratës nuk dihet, në një kohë kur te Atletiko e Madridit krerët e klubit bardhekuq mezi presin që të marrin një përgjigje të qartë përsa i përket qëllimeve të vërteta të “zonjës së vjetër” në lidhje me futbollistin e përfaqësueses spanjolle. Vetë Alvaro Moratta nuk dëshiron aspak të kthehet në kryeqytetin e vendit të tij, duke patur parasysh se si e mbylli sulmuesi madrilen sezonin e kaluar nën urdhrat e Diego Simeones. Prania e fundit e Moratës në fushë me fanellën bardhekuqe është regjistruar në takimin e fazës çerekfinale të Champions-it të kaluar me klubin gjerman RasenBallsport Leipzig.

Morata pati një fërkim të pazakontë me trajnerin argjentinas, pasi u zëvendësua nga sulmuesi brazilian Diego Costa dhe një reagim i tillë çoi menjëherë në largimin e tij nga stadiumi “Wanda Metropolitano”. Fjalët e tij që nga ajo kohë nuk është se ndihmojnë shumë, një rikthim të mundshëm të tij në atdhe. 28-vjeçari madrilen ka deklaruar se në shumë raste opinioni i futbollistëve nuk vlen fare në këtë sport. Sulmuesi aktual i Juventusit ka shtuar madje se për lojtarët është shumë e rëndësishme që të kontribuojnë në një skuadër ku duhen dhe vlerësohen nga drejtuesit. Me rikuperimin e takimit të prapambetur me Napolin kampionët në fuqi u ngjitën në pozicionin e tretë, duke e ngushtuar në thjesht një pikë të vetme diferencën me kuqezinjtë e Milanit.

Në mesjavë spikati gjithashtu edhe sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, që në “Allianz Stadium” shënoi golin e sigurisë, duke i dhënë edhe goditjen përfundimtare ekipit të Gatuzos. Zona Champions mbetet tepër e rivalizuar në Serinë A dhe 9 javë para fundit në kampionatin italian janë plot 6 klube, si Milan, Juventus, Atalanta, Napoli, Lazio dhe Roma që ndahen nga vetëm 9 pikë gjithsej. Interi është shumë shumë pranë titullit të parë që nga viti 2010, ndërkohë 6 skuadrat e tjera do të luajnë për tre vendet që mbeten në Zonën Champions, gjithsesi vlen të theksohet fakti që bardhekaltërit e Lacios kanë gjithashtu për të rikuperuar edhe ndeshjen e prapambetur me Torinon.

Kthimi i 27-vjeçarit nga Cordoba tani është vërtet shumë i rëndësishëm për një klub si Juventusi, që përpara duelit me Napolin mezi mori 1 pikë nga dy sfidat me Beneventon dhe Torinon. Sulmuesi argjentinas hyri në fushë në 69’, në vend të Alvaro Moratës dhe vetëm 4’ më vonë ai dyfishoi shifrat në hyrje të zonës, pas topit të marrë nga uruguaiani Bentancur. Pavarësisht dënimit që mori për derbin me Toron, për festën e organizuar në vilën e McKennie-t, ku ishte i pranishëm gjithashtu edhe mesfushori tjetër Arthur, Dybala tani konsiderohet me të drejtë si një vlerë e shtuar, për bardhezinjtë, në sprintin final të kampionatit italian.

Futbollisti i përfaqësueses argjentinase nuk shënonte nga stoli që nga marsi i vitit 2020, pikërisht që nga takimi me Interin, që u fitua në shtëpi nga “zonja e vjetër” me rezultatin 2-0. Në çerekun e fundit të kampionatit skuadra e Andrea Pirlos do të përballet me Atalantën, Milanin dhe Interin, ndeshje që do të përcaktojnë me shumë gjasa edhe të ardhmen e trajnerit aktual të Juventusit, sidoqoftë në pjesën e mbetur 41-vjeçari nga Brescia është i dënuar për t’i dhënë shumë më tepër hapësirë sulmuesit argjentinas, pavarësisht zërave dhe spekulimeve gjithmonë e më në rritje, mbi një largim të mundshëm të tij nga klubi rekordmen i futbollit italian.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency