Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E ardhmja e Orges Shehit varet nga vendimi i KAS-it

Më 27 maj Orges Shehi fitoi trofeun e 13-të personal në karrierë. 7 kampionate, 4 Kupa Shqipërie dhe 2 Superkupa, 13 motive për të qenë krenar. Portieri 40-vjeçar i Skënderbeut njoftoi se në pak ditë do të lajmëronte vendimin e tij, nëse do të vijojë të zbresë në fushë apo do të nisë jetën pas futbollit, natyrisht gjithnjë i lidhur me këtë sport. Vendimi përfundimtar duhet të vinte për pak ditë, por kapiteni i Skënderbeut ka zgjedhur të presë, madje mësohet se gjithçka do të përcaktohet pas verdiktit të Kas-it, që do të vulosë nëse korçarët do të luajnë apo jo në Champions League. Nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv u jep të drejtë kampionëve të Shqipërisë, atëherë Shehi do të ishte i terhequr nga një tjetër aventurë në Champions, në rast të kundërt është e kuptueshme zgjedhja e tij për t’i thënë lamtumire futbollit.

Trajneri Ilir Daja e ka shpalosur me zë të lartë dëshirën e tij, ai e do kapitenin në skuadër, jo vetëm për atë që ofron në aspektin teknik, por edhe për lidershipin që e karakterizon porterin durrsak, ndërkohë që presidenti Ardjan Takaj i ka kërkuar të presë dhe të mos njoftojë tërheqjen nga futbolli, të paktën jo këto ditë.

Skënderbeu ende nuk ka gjetur një zëvendësues të denjë dhe, duke parë se çfarë ka arritur Shehi me bardhekuqtë, si individualisht po ashtu edhe me skuadrën. Do të jetë e vështirë për çdokënd të veshë dorezat e tij, për më shumë që “gardiani” 40-vjeçar vijon të jetë në një formë të admirueshme. U duk se Orges Shehi e kishte vendosur për t’i dhënë fund një karriere 24-vjeçare, ndoshta numri 1 i Skënderbeut nuk është më edhe aq i bindur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...