Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E ardhmja e Paulinhos te Barcelona në dyshim, e duan në Kinë

Mesfushori brazilian i Barcelonës, Paulinho, mund të rikthehet në kampionatin kinez dhe pikërisht te Guangzhou Evergrande. Zërat për një ofertë për largimin nga “Camp Nou” kanë marrë konfirmim nga vetë futbollisti pas takimit mes Brazilit dhe Belgjikës në Botëror.  Paulinho ka theksuar se ka një ofertë nga Kina dhe nga një tjetër klub dhe se për të vendosur për të ardhmen, do t’i duhet të flasë me menaxherin e tij dhe me drejtuesit e Barcelonës. Verën e kaluar, 29-vjeçari u transferua te Barça për një shumë prej 40 milionë eurosh nga Guangzhou, ndërsa shënoi nëntë gola në 49 paraqitje për katalanët.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...