Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

E ardhmja e Ramos, në duart e Mbappe-s? Ja çfarë po planifikon PSG-ja

Për të mbajtur Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain mund t’i përshtasë lëvizjet e merkatos deri diku në bazë të preferencave të francez. Prandaj pritet që largimet të riformojnë skuadrën dhe e ardhmja e Sergio Ramos, duket se do të jetë e pasigurtë në Paris.

Mediet franceze raportojnë se mbajtja pezull e rinovimit me PSG-në apo zgjedhja e një tjetër klubi nga ana e Mbappe-s, ka bërë që parizienët të vihen në lëvizje me gjithçka kanë në dorë për të bindur sulmuesin.

Madje së fundmi bëhet me dije se francez i është ofruar që të ketë kontroll edhe mbi afrimet dhe largimet, në formën e këshilluesit. Madje, pistat e para të aktivizuara për këtë verë duket se shkojnë në këtë drejtim, pasi Kylian Mbappe njeh Ousmane Dembele-n, Paul Pogba-n dhe Christopher Nkunku-n. Megjithatë për të forcuar ekipin, priten largime dhe disa lojtarë të mëdhenj duket se janë të rrezikuar.

Ky është veçanërisht rasti i Sergio Ramos. Me vetëm gjashtë paraqitje këtë sezon, mbrojtësi spanjoll nuk ka rezultuar siç pritej, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e tij. Ish-kapiteni i Real Madridit mund të largohet këtë verë dhe Mbappe nuk do të kishte ndërmend ta pengonte këtë largim nëse do të vendoste të qëndronte te PSG-ja, ose të paktën kështu bëjnë me dije raportimet e medieve franceze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...