Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E ardhmja e Robben dhe Ribery te Bayerni, në pikëpyetje

Ndodh shpesh që futbollistët të shqetësohen për të ardhmen e tyre, kur janë në prag të përfundimit të kontratës, por ky nuk është rasti i Arjen Robben.

Marrëveshja e sulmuesit me Bayernin e Mynihut përfundon në fund të këtij sezoni, por pavarësisht se holandezi pranoi se mes tij dhe klubit gjerman nuk ka pasur asnjë diskutim për rinovimin e kontratës, lojtari shprehu se kjo situatë nuk përbën shqetësim për të.

33-vjeçari shtoi se pavarësisht momentit ku ndodhet, ndihet i qetë dhe është i fokusuar vetëm te loja, për të dhënë më të mirën e tij në fushë. Robben nuk është i vetmi sulmues për të cilin bavarezët janë në mëdyshje, pasi e njëjta gjë po ndodh edhe me Franck Ribery, kontrata e të cilit përfundon në të njëjtën kohë me holandezin.

Nga ana tjetër, babai i këtij të fundit dhe njëkohësisht edhe agjenti i tij, ka zbuluar se ka disa skuadra që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e 33-vjeçarit. Në lidhje me klubin numër një të kampionatit gjerman, Hans Robben është optimist se herët apo vonë do të vijë edhe oferta e rinovimit.

Arjen Robben iu bashkua Bayernit në vitin 2009 dhe deri më tani regjistron 274 paraqitje, në të cilat ka realizuar 134 gola në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...