Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

E ardhmja e Skriniar, trajneri i PSG-së trishton tifozët e Interit

Christophe Galtier është ndalur edhe te Milan Skriniar në prononcimin për shtypin përpara duelit të Kupës së Francës ndaj Pays de Cassel.

Qendërmbrojtësi sllovak ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Interin, por në Francë janë të sigurt se do të transferohet te PSG si lojtar i lirë.

Ofertat e zikaltërve i ka refuzuar deri tani, ndërkohë që drejtuesve të PSG-së u ka kërkuar 9.5 milion euro pagë sezonale dhe 25 milionë euro bonus në momentin e firmës.

I kam lexuar informacionet që kanë dalë, por nuk mund ta them nëse Skriniar do të bashkohet me ne në janar apo në fund të sezonit…

Nuk mund t’jua tregoj dot. Drejtuesit e klubit tim po merren me këtë çështje, he unë duhet të jem i fokusuar në atë që na nevojitet”, u shpreh trajneri i kampionëve të Francës.

Fjalë që konfirmojnë arritjen e një paraakordi mes francezëve dhe 27-vjeçarit të Interit, ndërkohë që dilema mbetet vetëm nëse do kalojë në kryeqytetin francez tani apo në verë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...