Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

E ardhmja e Zaniolos, talenti italian ndryshon “kurs”

Roma 26/09/2021 - campionato di calcio serie A / Lazio-Roma / foto Image Sport nella foto: Nicolo' Zaniolo

E ardhmja e Nicolò Zaniolo mund të marrë një kthesë tjetër. Autori i golit të finales së Conference League ndaj Feyenoord mund të vendosë që të vijojë karrierën e tij me Romën. Kryeqytetasit “fërkuan” duart pas interesimit të Milanit dhe Juventusit që shfaqën interesim konkret, megjithatë ofertat e tyre nuk i përligjnin pritshmëritë që kishin drejtuesit e Romës, të cilët kanë kërkuar një shifër nga 50 deri në 55 milionë euro.

Trajneri Jose Mourinho nuk dëshiron që Zaniolo të largohet, diçka që i ka nxitur drejtuesit të ulen e të diskutojnë gjatë këtyre ditëve me menaxherin e lojtarit, për të parë mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re. Së paku për momentin, Roma do të vendosë që ta tërheqë nga tregu autorin e tetë golave në të gjitha kompeticionet në edicionin që lamë pas.

Rinovimi pritet që të konkretizohet në shtator, ndërsa vetëm ndonjë ofertë e parezistueshme do të bënte që situata të ndryshonte, pasi dëshira e trajnerit por edhe e vetë lojtarit është që të vijojë bashkëpunimin te Roma. 22-vjeçari është pjesë e Romës nga edicionin 2018-2019.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...