Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“E ardhmja është e kuqe”, Ten Hag: Gati për trofetë e radhës

Erik ten Hag është gati të hapë një cikël fitues te Manchester United. Tekniku holandez rinovoi me “Djajtë e Kuq” deri në 2026.

Ten Hag mban postin e trajnerit të skuadrës me më shumë tifozë në planet prej verës së vitit 2022.

Gjatë këtyre dy sezoneve, “ish”-i i Ajaxit ka udhëhequr United drejt fitimit të EFL Cup (2023) dhe FA Cup (2024).

Dhe është optimist për të ardhmen, duke theksuar se djemtë e tij do të garojnë për arritjen e sukseseve të tjera.

Lexo edhe:

Jam tek United për të fituar trofe. Kemi ngritur në qiell dy kupa deri tani pas një periudhe prej 6 vitesh pa triumfe, kështu që jemi në rrugën e duhur.

E ardhmja është e kuqe. Nuk do të rinovoja nëse nuk do të kisha besim në fitimin e trofeve të tjerë”, shprehet 54-vjeçari.

Objektivi i madh është rrëzimi i Manchester Cityt nga froni dhe rikthimi te titulli kampion, trofe që në “Old Trafford” mungon prej sezonit 2012/2013.

Edicion gjatë së cilit skuadra e drejtuar nga legjenda Sir Alex Ferguson fitonte Premier Leaguen për herë të 20-të në histori.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...