Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E ardhmja fillon tani, Interi gati për një merkato ‘të nxehtë’

E ardhmja e Interit filloi menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Rocci, që i dha fund ndeshjes me Lazion dhe njëkohësisht sezonit 2017-2018 për zikaltrit. Drejtuesit e skuadrës do të fillojnë punën tashmë për të përforcuar skuadrën, me qëllim përfaqësimin dinjitoz në Champions dhe njëkohësisht synimin e titullit në Itali.

Bazat pritet të hidhen këto ditë me rinovimin deri në vitin 2021 me Luciano Spallettin dhe deri më 2023-shin me Mauro Icardin. Pikërisht trajneri, kapiteni, Skriniar dhe Handanoviç pritet të jenë baza e Interit për sezonin e ardhshëm.

Sa i përket merkatos, deri tani kanë ardhur De Vrij dhe Asamoah, që kompletojnë repartin e mbrojtjes, ndërsa mesfusha është ajo që ka nevojë për më shumë përforcime.

Spalletti ka kërkuar blerjen e holandezit Strootman dhe atë të Rafinhës nga Barcelona, dhe Ausilio ka nisur nga puna për të kënaqur dëshirat e teknikut. Roma kërkon 45 milionë euro për mesfushrin holandez, por pas 30 Qershorit, Interi do të ketë mundësi të paguajë edhe shuma të tilla.

Edhe në sulm priten fytyra të reja, pasi përveç Lautaro Martinezit, që pritet të mbërrijë këtë javë në Milano, zikaltrit janë pranë sllovenit të Atalantës, Josph Iliçiç. Ky i fundit ka zhvilluar një sezon spekt7akolar dhe do pritet t’i bashkohet Interit për shumën e 12 milionë eurove.

Edhe sa i përket largimeve, pritet që në atë listë të përfundojnë Candreva, Eder, Santon, Dalbert dhe Joao Mario, emra të cilët do të siguronin të ardhura për investime të rëndësishme.

Sezoni sapo ka përfunduar, por kualifikimi në Champions premton për një verë vërtetë ‘të nxehtë’ merkatoje për skuadrën zikaltër, që është në kërkim të lavdisë së dikurshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...