Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E ardhmja, Leao u “shkel syrin” anglezëve: Më pëlqen shumë loja e tyre

Rafael Leao ka qetësuar tifozët e Milanit, për momentin. Të gjithë kuqezinjtë presin rinovimin e futbollistit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, ndërkohë që sulmuesi portugez foli rreth së ardhmes së tij.

Po, në të ardhmen do të luaj edhe në kampionate të tjera, por për momentin jam i përqendruar 100% te Milani. Jam pjesë e një klubi të madh dhe ndodhem nën kontratë.

Edhe Milano më pëlqen si qytet. Kam parë shumë ndeshje këtë sezon. Më pëlqen loja e Arsenalit, ata zhvillojnë një futboll të bukur”, deklaroi 23-vjeçari portugez i kampionëve të Italisë.

Leao ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024, ndërkohë që drejtuesit bisedojnë prej kohësh me agjentët e tij për të zgjatur bashkëpunimin.

Ndërkohë, Mundo Deportivo shkruan se akordi mes palëve është afër. Drejtuesit e Milanit kanë pranuar të realizojnë dy kërkesat e Leaos dhe do t’i dhurojnë 7 milionë euro në sezon, por edhe do paguajnë një pjesë të borxhit ndaj Sportingut të Lisbonës.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...