Sadio Mane është rikthyer të flasë për aventurën te Bayern Munchen dhe sherrin me Leroy Sane. Sulmuesi senegalez, i cili verën e vitit të kaluar u transferua nga Liverpooli (32 mln euro), fitoi Superkupën e Gjermanisë dhe titullin kampion në edicionin e parë si bavarez.
Në një rrëfim për Sport 1, 31-vjeçari theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga rekordmenët e futbollit gjerman. “Po, me dëshirën e Zotit do të qëndroj te Bayerni.
Mua më pëlqejnë sfidat, dhe Bayerni është një sfidë e madhe. Tani më takon mua të bëj gjithçka siç duhet. Ishte një sezon shumë i komplikuar. Mund të ndodhë, nuk ishte surprizë. Është normale.
Lexo edhe:
- “Ndërhyrje nga qielli”/ Cana e Berisha kujtojnë momentin vendimtar ndaj Danimarkës (VIDEO)
- Zyrtare/ Një mesfushor për Shehin, Tirana prezanton afrimin e gjashtë
- E fundit/ FSHF ndërpret kontratën me shoqërinë “Over Sport”
- Brdariç mbetet në Azi, prezantohet në klubin e ri
Sherri me Sane? Gjëra të tilla mund të ndodhin. Shkoi ashtu siç shkoi. Në fund arritëm të zgjidhnim problemin e vogël mes nesh. E kemi lënë pas krahëve atë ngjarje, i takon së kaluarës.
Do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë qëllimet e tij sezonin e ardhshëm“, deklaroi sulmuesi afrikan, i cili goditi me grusht shokun e skuadrës në dhomat e zhveshjes pas duelit të Champions League përballë Manchester City.
Pasi lojtari i kombëtares gjermane iu drejtua me fjalët “Shkër**atë e zezë” gjatë zhvillimit të ndeshjes.
