Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E ardhmja mes PSG-së dhe Realit, Ronaldinho i jep këshillën më të mirë Mbappe-s

Nëse e ardhmja e Kylian Mbappe është ende shumë e paqartë, legjenda e Paris Saint-Germain, Ronaldinho i ka dhënë këshillën më të mirë të mundshme sulmuesit francez.

Telenovela “Kylian Mbappe” vazhdon të mos ketë zgjidhje disa javësh, ndërsa e ardhmja e 23-vjeçarit është ende shumë e paqartë. Kontrata e tij me parizienët skadon më 30 qershor dhe Real Madridi, i cili ka kërkuar shërbimet e sulmuesit për disa sezone tashmë, mund të arrijë afrimin e francezit.

Nga të gjithë tashmë pritet që Kylian Mbappe të shpallë zgjedhjen e tij, por për Ronaldinhon, që është një njeri me të cilin francezi ka marrëdhënie pozitive, dëshiron vetëm lumturinë e sulmuesit të PSG-së.

Duke folur për “RMC Sport”, braziliani tha: “Nuk kam asnjë këshillë për të. Gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i lumtur, pjesa tjetër do të vijë me kohën. Ai do të bëhet lojtari më i mirë në botë. Pjesa tjetër i takon atij të vendosë se ku do të luajë dhe çfarë do të bëjë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...