Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

E ardhmja, në pikëpyetje/ Marquinhos zbulon vendimin

Ndërsa diskutimet për zgjatjen e kontratës së tij duket se po zvarriten, Marquinhos siguron se ai synon të qëndrojë në Paris Saint-Germain për një kohë shumë të gjatë.

Kontrata e tij përfundon në qershor 2024 dhe Marquinhos po diskuton për ta zgjatur atë edhe për dy sezone. Mirëpo, ditët e fundit ka pasur raportime nga mediet franceze se negociatat kanë filluar të ndërlikohen, sidomos pas eliminimit ndaj Real Madridit. Megjithatë nga ana e brazilianit nuk ka dyshime për të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë në Paris.

“Unë jam këtu për gati 10 vjet. Tre fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe me gruan time, kemi ndërtuar historinë tonë këtu, kemi jetuar pothuajse gjithçka së bashku në Paris. Mendoj dhe shpresoj se do të vazhdojë të qëndrojë këtu”,- u shpreh kapiteni i PSG-së në faqen zyrtare të klubit.

I mbërritur në 2013-ën në PSG nga Roma për rreth 35 milionë euro, Marquinhos u ngrit në radhët e Parisit në mënyrë të pandalshme. Të gjithë trajnerët që kanë pasur sukses në krye të klubit parizien janë shprhur në të njëjtën mënyrë për cilësitë e brazilianit, i cili madje ka marrë shiritin e kapitenit që nga largimi i Thiago Silvës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...