Ligue 1

E ardhmja, Pochettino vendos “me shpatulla pas murit” PSG-në

Mauricio Pochettino ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen e tij dhe duket se trajneri i Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të largohet nga klubi parizien pa i mbaruar kontrata.

“Koha kur do të bëjmë një bilanc do jetë pasi të kemi fituar titullin e Ligue 1. Objektivi kryesor I klubit ishte që të fitonte Champions Leaguen dhe është zhgënjyese që nuk e arritëm atë gjë. Klubi është ende duke kërkuar këtë titull që shpreson ta ketë. Kam ende një vit kontratë, është çështje kontraktuale. Unë gjithmonë dua të bëj më mirë se sezonin e kaluar.”-theksoi argjentinasi në konferencë për mediet.

Ndërsa u është përgjigjur medieve, argjentinase ia ka bërë të qartë klubit se nuk ka ndërmend që të heqë dorë në vitin e tij të fundit të kontratës, edhe nëse do të kishte ofertë nga Premier League.

Ndoshta edhe për faktin se Manchester United tashmë nuk e sheh më si një alternativë, Pochettino sheh si mundësinë më të mirë qëndrimin në Paris. Kështu që PSG-ja duhet ta mendojë seriozisht nëse do të dojë të ndërrojë trajner, pasi do duhet ta kompesojë për plot një vit argjentinasin.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency