Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E bindi Guardiola, Ferran Torres zyrtarizohet te Manchester City

Manchester City bën goditjen e parë të madhe të merkatos së verës. Citizens blenë nga Valancia Ferran Torres për 37 milionë euro. Sulmuesi spanjoll do të marrë vendin e lënë bosh nga Leory Sane, i cili iu bashkua Bayernit të Mynihut.

Klubi anglez do të paguajë 25 milionë euro “cash” dhe 12 milionë në formë bonusesh për sulmuesin anësor të datëlindjes 2000. Lojtari ka firmosur kontratë katërvjeçare.

Manchester City ka mundur të mposhtë konkurrencën e klubeve të tjera të mëdha si: Manchester United, Juventus, Borussia Dortmund, Real Madrid e Atletico Madrid. Vendimtare në arritjen e marrëveshjes biseda që Ferran Torres ka pasur me Pep Guardiolën.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem Manchester City-t, çdo lojtarë dëshiron të jetë pjesë e një skuadre ofensive dhe në kuptim ky është një nga klubet më të rëndësishme. Citizens kanë fituar shumë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe shpresoj që të kontribuoj për të fituar trofe të tjerë,” – ishin fjalët e sulmuesit të ri për transferimin në Premier League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...