Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E bleu 55 milionë dhe do ta shesë 11, gafa të tilla mund t’i bëjë vetëm Manchester United

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, Manchester United do të pranojë ofertën prej 11 milionë eurosh të Crystal Palace për kartonin e Aaron Wan-Bissakas. Mbrojtësi i djathtë gjatë muajve të parë në “Old Trafford” tregoi formë të kënaqshme, por shumë shpejt paraqitjet e tij u zbehën dhe tani është gati të kthehet në “Selhurst Park”.

Nga ana tjetër, skuadra e Erik ten Hag tashmë po kërkon lojtarë në merkato edhe për pozicionin e 24-vjeçarit. Daily Mail ka zbuluar se janë dy emra në tryezë: Thomas Meunier dhe Sergiño Dest.

Nëse largimi i Wan-Bissaka mbyllet në ditët në vijim, klubi i famshëm anglez do të duhet të përballet me kritika të ashpra, pasi këtë mbrojtës, tri vite më parë, e ka blerë plot 55 milionë. Bilanci i përgjithshëm do të ishte një humbje prej 44 milionë eurosh. E palogjikshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për një lojtar që është vetëm 24 vjeç dhe duhet ta rriste edhe më shumë vlerën e tij. Dështime të tilla ndodhin vetëm tek “Djajtë e Kuq”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...