Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

U ble 75 milionë euro, por i ka shkaktuar Juves 7 penallti në tre vjet

Juventus po e mbyll sezonin 2021/2022 pa trofe. Njëmbëdhjetë vjet pas sezonit të Del Nerit, bardhezinjtë mbetën pa një kupë. Në finalen e Kupës së Italisë, që ishte shansi i fundit për të fituar një trofe, u mposht nga Interi, me zikaltrit që fituan dy metërsha. Janë nëntë penallti të vërshëllyera kundër Juventusit mes Kupës së Italisë, Superkupës së Italisë dhe Serisë A këtë sezon, nga të cilat pothuajse gjysma, pra katër, në ndeshjet kundër Interit.

Për “Zonjën e Vjetër” janë 11 penallti në total kundër, duke përfshirë edhe sfidat e Evropën gjatë 2021/2022: vetëm Spezia, Venecia dhe Norwich (Premier League) kanë shkaktuar më shumë penallti.

Në qendër të mbrojtjes se Juves është Matthijs De Ligt, lojtari që ka shkaktuar më shumë ndërhyrje të parregullta brenda zonës, si këtë vit ashtu edhe vitin e kaluar.

Që nga viti 2019, kur iu bashkua Juventusit nga Ajaxi, De Ligt nuk ka pasur fat të sa u përket penalltive. Mjafton të thuhet se në të gjithë Evropën (duke përfshirë të gjitha garat), që nga zbarkimi i tij në Torino, vetëm Diego Carlos i Sevillas (të dhënat janë marra tek Opta) ka shkaktuar më shumë penallti: 11. Ish-mbrojtësi i Ajaxit dhe Juventusit është në kuotën 7.

Sigurisht që situata nuk është e mirë as për Bonuccin, i cili vjen menjëherë pas holandezit me 6 penallti të shkaktuara në tri vitet e fundit.

De Ligt është rritur në aspektin taktik, por vazhdon të jetë paksa i rëndë në zonë. I pakujdesshëm dhe pa përvojë për të qenë në gjendje të ndërhyjë në mënyrë të pastër, pa e detyruar gjyqtarin që të tregojë nga pika e bardhë.

Megjithatë, kontrasti mes penalltive të shkaktuara nga De Ligt në ndeshjet evropiane dhe në garat italiane është i qartë: vetëm një nga shtatë penallti ka arritur ta shkaktojë në Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...