Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E bleu për 30 milionë euro, Reali huazon te Dortmundi talentin brazilian

Në muajin janar Reali i Madridit shpenzoi rreth 30 milionë euro për të blerë nga Flamengo talentin brazilian Reinier Jesus Carvalho dhe pasi e mbajti për 6 muaj ne skuadrën B, vendosi ta huazojë për dy sezone në kampionatin gjerman.

Los Blancos njoftuan sot se arritën marrëveshjen me Borussian e Dortmundit për të huazuar për dy sezone mesfushorin 18-vjeçar, i cili shihet si një nga talentet më premtues të futbollit brazilian.

Vetë futbollisti do të ketë një mundësi të artë për të qenë pjesë e një klubi si verdhezinjtë gjermanë, që shquhen tashmë për punën fantastike që bëjnë me elementët e rinj dhe për këtë mjafton të shohim emrat që kanë dalë nga kjo skuadër vitet e fundit.

Marrëveshja parashikon një huazim të thjeshtë, me Borussian e Dortmundit që do të duhet të negociojë sërish me Realin, nëse do të dojë të blejë mesfushorin të të ardhmen, pak a shumë siç u veprua me marokenin Achraf Haklimi.

Edhe ky i fundit u huazua te gjermanët, ku shkëlqeu për dy sezone, ndërsa në verë, pavarësisht tentativave të Borussias së Dortmundit, futbollisti zgjodhi të transferohet në kampionatin italian te Interi.

Konfirmohen kështu marrëdhëniet e shkëlqyera të Realit të Madridit dhe Borussias së Dortmundit, ndërsa në të ardhmen Los Blancos mund të tentojnë të marrin nga “Signal Iduna Park” sulmuesin e talentuar Erling Haaland.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...