Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E bleu Reali, por ka idhull “yllin” e Barçës: Përgjithmonë Messi!

Talenti i ri japonez, Take Kubo, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Marca”, ku përveç analizës së momentit të tij aktual te Mallorca, ku është huazuar nga Real Madridi, ka folur edhe për të kaluarën e tij në akademinë e Barçës. Ai rrëfeu se, pavarësisht se është lojtar i rivalit të përjetshëm të katalanasve, idhull të përhershëm ka një lojtar të Barçës:

“Idhulli im ka qenë gjithmonë Messi. Nuk e di sa vjeç është ai tani, por më mahnit se si vazhdon të shënojë kaq shumë gola”.

Në fakt, Kubo u krahasua gjatë kohës së tij në “La Masía” me yllin argjentinas, pasi të dy kanë një stil të ngjashëm loje, diçka që japonezi e kujton me një përzierje krenarie dhe maturie:

“Është nder që më krahasojnë me një futbollist kaq të shkëlqyer, por ende kam shumë për ta mbërritur Messin ndonjë ditë”.

Kubo ka përmendur një nga momentet më të vështira të tij, siç ishte sanksioni i FIFA-s në vitin 2014:

“Për një djalë 13-vjeçar ishte shumë e vështirë. Ju dëshironi të luani futboll dhe nuk e dini pse ju largojnë nga vendi. Në fakt, unë ende nuk e di pse ndodhi as tani”.

Kujtojmë se ky sanksion u dha për shkeljen e rregullave në transferimin e lojtarëve minorenë nga klubi katalanas. Ky ndëshkim i FIFA-s bëri që Kubo të linte akademinë e Barçës dhe të kthehej në Japoni. Verën e këtij viti, Real Madridi e bleu, duke ua rrëmbyer atë katalanasve. Japonezi shpjegoi arsyet që e shtynë të nënshkruajë me “Los Blancos”:

“Me të vërtetë më pëlqeu qëllimi i Real Madridit në aspektin sportiv, plani që kishte për mua gjatë viteve në vijim”.

Një projekt për të ardhmen, që po “farkëtohet” te Mallorca, ku Kubo u huazua për të pasur më shumë minuta aktivizim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...