Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

E bujshme, Alonso mund të rikthehet në F1, e zbulon Briatore!

Fernando Alonso mund të jetë rikthimi i bujshëm në Formula 1 për botërorin e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij Flavio Briatore, i cili theksoi se piloti spanjoll, dy herë kampion bote, mund të rikthehet te ish skuadra e tij Renault për vitin e ardhshëm. Alonso, që u largua nga bota e Formula 1 në vitin 2018, pas katër viteve me skuadrën e Mclaren gjatë dy viteve të fundit ka qenë i impenjuar me garat e Indy dhe Rally Dakar ku gjithashtu ka arritur jo pak suksese.

Rikthimi i tij në Formula 1 e mbi të gjitha te skuadra franceze mund të jetë një reklamë e jashtëzakonshme për këtë sport e mbi të gjitha për makinën e Renault për të thitur më tepër të ardhura dhe në aspektin e marketingut. 39-vjeçari, që ka fituar dy tituj botëror në vitet 2005 dhe 2006 duket se po mendon seriozisht rikthimin në njëvendëshet e Formula 1 dhe një lëvizje konkrete mund të bëhet në ditët në vazhdim nga ana e palëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...