Ismet Munishi nuk është më trajneri i Ballkanit. Pas një viti e gjysmë klubi nga Suhareka ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin 46-vjeçar, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e klubit për shkak të rezultateve jo të mira në javët e fundit. Ndarjes mes Munishit dhe Ballkanit i vuri kapak ajo humbje 0-4 ndaj Gjilanit në shtëpi në ndeshjen e fundit për vitit 2020. Një disfatë që e la Ballkanin tre pikë pas Dritës kryesuese në renditje, pas 17 ndeshjeve të para të këtij sezoni, me skuadrën nga Suhareka që kryesoi për pjesën më të madhe, por e lëshoi kreun vetëm në fund. Edhe sezonin e kaluar Ballkani me Munishin bëri një sezon shumë të mirë duke gabuar vetëm në fund dhe duke u renditur i treti pas Dritës dhe Gjilanit. Mediat kosovare ndërkohë si pasues të Munishit po japin ish-trajnerit e Kukësit Orges Shehi por gjithçka mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vazhdim.
