Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E bujshme, Barcelona kërkon titullin kampion, nëse nuk luhet më!

E bujshme nga Spanja. Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona do t’i kërkojë ligës spanjolle të futbollit t’i dorëzojë titullin kampion nëse kampionati nuk rifillon më për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi. Kur kanë mbetur 11 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona po mendon për skenarin që ndoshta La Liga nuk fillon më.

Një nga rregullat ku do të mbështetet është fakti që është shpallur kampione dimri dhe ka luajtur me të gjitha skuadrat deri tani.Duhet theksuar se me këtë situatë kjo është gjëja e fundit që merret në konsideratë, edhe pse fillimisht duhet të shprehet federata spanjolle. Egziston një artikull 118 i federatës që thotë se përballë një situate të jashtëzakonshme, kampionati mund të pezullohet përfundimisht në bashkëpunim me autoritetet përkatëse. Katalanasit për momentin janë në vendin e parë në La Liga, me 2 pikë më shumë se Reali.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...