Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E bujshme, dy shqiptarë së shpejti nën urdhrat e Mourinhos

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku luajnë dy shqiptarë, Muçi dhe Rashica. Negociatat thuhet se janë duke ecur mirë, aq sa Mourinho në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e asaj e skuadrës së tij të ardhshme.

Diskutimet kane mbetur vetëm mbi anën ekonomike nisur nga paga e madhe që pretendon “Special One”.

Lexo edhe:

Zëvendëspresidenti i Besitkas, Hüseyin Yücel, konfirmoi për “Sporx” negociatat:

“Detajet ekonomike janë zgjidhur. Ne do të shkojmë në Itali javën e ardhshme dhe do të takohemi me Mourinhon ballë për ballë. Nëse gjejmë një marrëveshje, do ta këshillojmë që të përfshijë Quaresman në stafin teknik. Nuk do të krijojë një barrë financiare për Beshiktashin, ne mund ta menaxhojmë atë me sponsorin.

Për më tepër, në javët e fundit edhe Fenerbahce ishte interesuar për Mourinhon.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...