Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E bujshme, Gravina: Po shqyrtojmë ndërprerjen e Serie A, por të shtunën…

Të ndërpritet kampionati është ky lajmi i bujshëm që po qarkullon në Itali pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në takimin Inter-Napoli. Jashtë stadiumit u përplasën dy tifozeritë ku një fans i zikaltërve humbi jetën ndërsa disa tifozë të tjerë mbetën të plagosur. Megjithatë gjithçka kulmoi brenda impiantit të San Siros aty ku tifozët ultras të Interit ofenduan me kore raciste mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Për ngjarjet që ndodhën në Inter-Napoli ka ndërhyrë edhe presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina. I pyetur nga mediat për një ndërpërjeje të mundshme të Serie A, Gravina theksoi: “ Të pezullojmë kampionatin? Nuk e di, lajmi është akoma shumë i freskët. Tashmë duhet të reflektojmë dhe të kordinohemi siç duhet. Këtu ka një problem me rendin publik dhe si i tillë do të vlerësohet edhe fakti nëse duhet të luajmë apo jo”. Më pas numri 1 i futbollit italian, u ndal te koret raciste ndaj Koulibaly. “ 3 thirrje dhe asnjë ndalesë nga ana e tifozëve të Interit? Po verifikojmë gjithçka, mendoj që tifozëve u është bërë vetëm një thirrje. Sot për këtë çështje do të ndërhyjë prokuroria dhe ajo do të thotë fjalën e saj. Ajo që ndodhi ishte diçka shumë e shëmtuar, në fushë kam parë njerëz shumë nervozë, arbitri do të shkruajë atë që ka parë dhe nëse ka gabuar edhe ai, gjithashtu do të gjykohet”, deklaroi Gravina. Por edhe pse u shqyrtua ndërpreja e Serie A në fund krerët më të lartë të futbollit italian vendosën që të shtunën të luhet rregullisht sipas programit java e 19-të, kjo u konfirmua nga vetë Gabriele Gravina.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...