Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E bujshme, Jovic refuzon Barcelonën!

Luka Jovic nuk do të transferohet te Barcelona në merkaton e kësaj vere. Edhe pse është dëshira e parë e blaugranave për të forcuar sulmin, pasi talenti serb shikohet si pasuesi ideal i Luis Suarez, në një intervistë babai i futbollistit ka nënvizuar djali i tij do t’i thotë jo Barçës. Në një intervistë pak orë para ndeshjes ndaj Benficas në Europa League, babai i Jovic ka theksuar se i biri i tij është i lumtur te Frankfurti dhe dëshiron të rritet akoma më shumë si futbollist te kjo skuadër, duke nënvizuar se edhe sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te formacioni i drejtuar nga Adi Hutter për të luajtur në Champions League me Frankfurtin. 21-vjeçari nuk kërkohet vetëm nga Barcelona por edhe nga shumë klube të tjera të mëdha, megjithatë sipas babait të lojtarit e ardhmja e Jovic do të vazhdojë të jetë në Gjermani. “ Luka ka marrë shumë oferta, madje edhe nga Barcelona, por nuk është i interesuar. Ai nuk e di nëse do të jetë një titullar te Barça dhe për këtë arsye dëshiron të kualifikohet në Champions League dhe të qëndrojë te Eintracht”, deklaroi babai i Jovic.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...