Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E bujshme, kampioni i Europës mund të largohet nga PSG!

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga PSG. Portieri i përfaqësueses së Italisë nuk po sheh dritë në fund të tunelit me skuadrën pariziene, teksa nuk po gjen hapësira në formacionin e Mauricio Pochettinos. Në të tilla rrethana, kampini i Europës në janar mund të ndryshojë ambient.

22-vjeçari ka mbetur nën hijen e Keylor Navas, duke regjistruar vetëm 5 ndeshje mes Ligue 1 dhe Champions League, duke pësur dhe 4 gola. Pavarësisht bujës së transferimit të shtatlartit në verë, aventrua franceze mund të përfudnojë para kohe me menaxherin Mino Raiola, i cili ka nisur punën për të sistemuar sa më parë Donnarumën.

PSG po bën mirë dhe pa kontributin e Donnarumës dhe një largim i mundshëm mund të mos jetë i leverdisshëm për PSG, megjithatë fjala e fundit do të thuhet nga trajneri Pochettino.

Opsioni i parë për portierin e kombëtares italiane është Juventus, që duket se e ka në listën e dëshirave dhe beson se me opsionin e huazimit me të drejtë blerjeje mund të veshë me ngjyrat bardhezi ish portierin e Milanit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...