Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

E bujshme/ Karim Benzema pret biletën për Katar, do të jetë aty për finalen

Sulmuesi francez Karim Benzema ishte i pafat, pasi u dëmtua para nisjes së Botërorit dhe nuk arriti të marrë pjesë me Francën në Katar 2022, megjithatë emri i tij figuron ende në listën prej 26 futbollistësh të “gjelave”.

Pikërisht për këtë arsye, sulmuesi ka prerë biletën për në Katar, për të ndjekur finalen me shokët e tij të përfaqësueses, pasditen e të dielës, aty ku të besuarit e Deschamps do të kërkojnë mbrojtjen e trofeut.

Nuk dihet ende nëse Benzema është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, megjithatë sulmuesi shpreson se do të mund të marrë një medalje si kampion Bote edhe pa luajtur asnjë minutë, vetëm për faktin që ka qenë pjesë e listës që përfaqësojnë Francën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...