Futboll

E bujshme, Kosova sfidon shqiptarët e Zvicrës, zyrtarizohet miqësorja e luksit!

Përfaqësuesja e Kosovës do të matë frocat me Zvicren në fundin e muajit mars në një ndeshje miqësore. Federata Kosovare e Futbollit ka njoftuar se është arritur marrëveshja që të zhvillojë një ndeshje miqësore në datën 29 mars në Zurich. Kjo do të jetë hera e parë që Kosova dhe Zvicra do të ndeshen bashkë, ndërsa pritet me interes kjo përballje, për shkak se në radhët e skuadrës helevte ka dhe disa lojtarë me origjinë shqiptare, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri apo Kastriot Imeri.

Krahas ndeshjes me Zvicrën, Federata e Kosovës po punon për të zhvilluar dhe një miqësore tjetër, me një kundërshtar që mbetet për t’u përcaktuar. Që pas largimit të Bernard Challandes drejtimin e përkohshëm të dardanëve e ka marrë Primož Gliha, ndërsa drejtuesit po punojnë për të gjetur një trajner tjetër. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë pëcaktuar trajneri i ri i Kosovës deri në zhvillimin e kësaj miqësoreje.

Skuadra dardane po përgatitet për ndeshjet e “Nations League”, ku ndodhet në Ligën C në grupim 2 së bashku me Irlandën e Veriut dhe Greqinë.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency