Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

E bujshme, Kukësi ndaj Romës nëse eliminon Debrecenin, rivalë të fortë për Teutën dhe Laçin!

Përballje luksi për Kukësin në rast se arrin të eliminojë hungarezët e Debrecen. Në shortin e hedhur e turit të dytë të Europa League të hedhur sot në Nyon të Zvicrës goglat i kanë vendosur verlindorët përballë Romës, një prej skuadrave më të mëdha që marrin pjesë në këtë raund. Megjithatë për të sfiduar Romën duhet që më parë Kukësi të eliminojë hungarezët e Debrecen, ndërkohë që ekziston edhe një tjetër hipotezë që rivali i verilindorëve në turin e dytë të Europa League të jetë Torino, pasi nëse UEFA përjashton Milanin nga kompeticionet europiane për këtë sezon, vendin e kuqezinjëve në grupet e Europa League do ta marrë Roma, ndërkohë që Torino do të zëvendësojë verdhekuqtë në turin e dytë kualifikues. Short i vështirë edhe për Teutën në rast se eliminon letonezët e Ventspils do të sfidojë në raundin e dytë fituesen e çiftit mes kroatëve të Hajduk Split dhe maltezëve të Gziras. Për Laçin nëse ndodh mrekullia dhe eliminon izraelitët e Hapoel Beer Sheva do të përballet në turin e dytë me fituesin e çiftit Siroki Brijeg e Bosnje Hercegovinës ndaj Kairat Almaty të Kazakistanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...