Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

E bujshme, Leonard snobon Lakers, zgjedh anën tjetër të Los Angelesit, te Clippers edhe…

E bujshme. Kawhi Leonard transferohet në Los Angeles por jo te Lakers por te Clippers. Mvp-ja i fazës play off të edicion të fundit të NBA, ku u shpall kampion me Toronton ka zgjedhur Los Angeles Clippers duke snobuar thirrjen e LeBron James dhe Anthony Davis për t’u bashkuar me ta te Lakers dhe për të krijuar një “big three” që do të luftonte për titullin. Por Kawhi Leonard nuk është goditja e vetëm e Clippers që tashmë janë një nga skuadrat favorite për titullin pasi kanë arritur të sigurojnë edhe shërbimet e një tjetër ylli, Paul Goerge.

Si shkëmbim te Oklahoma kanë shkuar Danilo Gallinari, Shai Gilgeous-Alexander por edhe 4 zgjedhjet e para të pambrojtura të draftit dhe 2 të tjera që Clippers do t’i shkëmbejnë me ato të Oklahomës. Me Clippers, Leonard ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me maksimumin e pagës prej 142 milionë dollarësh. Ndërkohë Lakers për të mos mbetur thatë kanë arritur akordin me kampionin e freskët të NBA Danny Green i cili ka firmosur për 2 vite me një pagë prej 30 milionë dollarësh.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...