Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

E bujshme, mediat në Angli plasin “bombën”, Mercedes po saboton Lewis Hamilton

HAMILTON Lewis (gbr), Mercedes AMG F1 Team W15, portrait during the Formula 1 MSC Cruises Gran Premio del Made in Italy e Dell™Emilia-Romagne 2024, 7th round of the 2024 Formula One World Championship, WM, Weltmeisterschaft from May 17 to 19, 2024 on the Autodromo Enzo e Dino Ferrari, in Imola, Italy - F1 - EMILIA-ROMAGNA GRAND PRIX 2024 DPPI Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxBEL 240518_R07_EMR_DP_JFR67809

Një rast tjetër i diktuar nga një email anonim trondit botën e Formula 1. Në qendër të vëmendjes është Lewis Hamilton. Sipas asaj që raportohet nga gazeta e njohur britanike “Daily Mail”, në një artikull të Jonathan McEvoy përmendet një mesazh email i dërguar nga një punonjës anonim në të cilin janë bërë akuza shumë të rënda në lidhje me akte sabotimi ndaj Hamilton, i cili do të largohet nga skuderia në fund të vitit 2024 për t’iu bashkuar Ferrarit. Emaili mban datën 10 qershor

Një situatë që në një farë mënyre të kujton atë që ndodhi me Christian Horner te Red Bulli, i cili gjithashtu ishte përfshirë në një situatë mjaft delikate. Sipas asaj që raportohet, Mercedes po përpiqet të kuptojë se cili është personi dhe në të njëjtën kohë dëshiron të distancohet nga përmbajtja e përmendur.

Lexo edhe:

Megjithatë, siç theksohet në artikullin e McEvoy, gjithçka u konfirmua nga një burim brenda skuderisë, ku theksohet: “Disa prej nesh në ekip janë të pakënaqur me sabotimin sistematik të Hamiltonit dhe makinës së tij, strategjinë e tij të gomave, taktikat e tij të garës dhe pasojat që lidhen me të. Bilanci psikofizik është ndërprerë dhe po ndodhin disa gjëra të pakëndshme për të cilat njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm.

Mbetet vetëm të kuptojmë zhvillimet e historisë dhe vërtetësinë e këtij emaili. Padyshim që shtatë herë kampioni i botës po e pret një vit i komplikuar në Formula 1 dhe rezultatet nuk janë në lartësinë e pritshmërive të tij.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....