Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

E bujshme/ Mercedes ka gati zëvendësuesin e Hamilton, e zbulon vetë britaniku

Lëvizja më e bujshme në Formula 1 në këto vitet e fundit, ishte padyshim firma e Lewis Hamilton me Ferrarin. Pasi të mbyllë edhe këtë vit me Mercedesin, shtatë herë Kampioni i Botës do të kalojë në radhët e italianëve për të synuar titullin numër tetë që do të ishte edhe rekordi absolut në botën e Formula 1.

Ndërkohë, në radhët e gjermanëve kanë nisur sondazhet e para për zëvendësuesin e 39-vjeçarit dhe mes shumë emrave në listë, është edhe ai i Max Verstappen, kampionit të trefishtë të botës. Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi vetë Hamilton i cili theksoi se pas firmës së tij me Ferrarin, nuk ka më asgjë për t’u përjashtuar në Formula 1.

Lexo edhe:

“Mendoj se transferimi surprizë i imi tek Ferrari bën që tashmë në botën e Formula 1 asgjë të mos konsiderohet si e paimagjinueshme. Mendoj se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë interesant, nuk kam për të dhënë ndonjë lajm bombastik, por mendoj se Max Verstappen është në listën e Mercdes. Edhe pse unë mendoj se Verstappen për momentin nuk ka asnjë arsye që të heqë dorë nga një makinë si ajo e RedBull”, u shpreh Hamilton.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...