Transferimi i Harry Kane te Bayern Munchen u shndërrua në telenovelë gjatë verës. Drejtuesit e Tottenhamit rezistuan gjatë, refuzuan disa oferta të kampionëve të Gjermanisë, teksa në fund pranuan shitjen e kapitenit për 110 mln euro.
Goleadori ka nisur aventurën e parë jashtë Anglisë. 30-vjeçari firmosi me bavarezët deri në verën e vitit 2027, ndërkohë që deri tani ka shënuar 4 gola me skuadrën e Thomas Tuchel.
“Gjatë verës pata diskutime edhe me klube të tjera. Megjithatë, Bayerni tregoi më shumë interes se të tjerët, prandaj vendosa të vij këtu. Manchester United është gjithashtu një klub i madh, por unë preferova Bayernin“, theksoi Kane.
Lexoni edhe:
- “Tërmet” te Marseille, trajneri Marcelino jep dorëheqjen
- Pasuesi i Flick, Gjermania gjen trajnerin e ri për Europianin e shtëpisë
- Edicioni i pestë i FSHF Sunday League / Hidhet shorti dhe përcaktohet kalendari i kampionatit amator 9×9
- Napoli fiton sigurinë në prapavijë, rikuperohet Rrahmani
Ndërkohë, Daniel Levy, presidenti i Tottenhamit, ka zbuluar së fundmi se golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, mund të rikthehet një ditë në Londër. Opsion që bëhet i mundur si pasojë një klauzole të veçantë.
“Kemi përfshirë një klauzolë riblerjeje të Kane… Dua ta falënderoj për gjithçka ka bërë për ne. Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Tottenhami.
Ai është pjesë e familjes, një anëtar shumë i dashur dhe i vlerësuar. Do të mbetet gjithmonë në historinë e Tottenhamit“, u shpreh kreu i klubit për Kane, autor i 280 golave në total më skuadrën e Premier League.
