Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E bujshme nga Italia, dyshja Demi-Rama duan të blejnë Salernitanën!

Presidenti i Partizanit Gaz Demi dhe Olsi Rama, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 0-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nPartizani's President Gaz Demi and Olsi Rama during the Albanian Super League football match derby Partizani vs Bylis of Ballshi, 0-1 at the Qemal Stafa stadium, in Tirana.

E bujshme, Gazmend Demi dhe Olsi Rama dëshirojnë të blejnë Salernitanën. Klubi nga Salerno është në pronësi të presidentit të Lazios Claudio Lotito por ky i fundit ka vendosur ta nxjerrë në shitje Salernitanën pasi po synon të blejë kompaninë ajrore Alitalia dhe ka nevojë për të ardhura. Duke iu referuar asaj që shkruan salernogranata.it janë dy grupe biznesmenësh që interesohen dhe njëri prej tyre është grupi shqiptar që përbëhet nga presidenti i Partizanit Gazmend Demi dhe vëllai i kryeministrit të Shqipërisë Olsi Rama. Mbetet për t’u parë nëse Lotito do ta shesë përfundimisht Salernitanën dhe nëse interesimi i dyshes Demi-Rama është i vërtetë, por siç thotë një shprehje popullore, “ku ka zë nuk është pa gjë”, dhe për më tepër fakti që Lotito bashkëpunon prej kohësh me Taren mund të ndikojë pozitivisht në bisedimet mes palëve. Salernitana që arriti të siguronte qëndrimin në Serie B nëpërmjet fazës play-out vlerësohet rreth 16 milionë euro.

“Grupi i parë që interesohet është italian, ndërsa grupi i dytë është shqiptar. Ky i fundit kryesohet nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit të Tiranës, që këtë sezon arriti të shpallej kampion pas 20 vitesh. Presidenti i klubit shqiptar, përveç të tjerash është edhe mik i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Luciano Moggi. Grupi i shqiptarëve në ditët në vijim pritet që të formulojë një ofertë konkrete. Me 16 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, ndonëse në muajt e kaluar Lotito pat refuzuar disa propozime konkrete për shitjen e klubit”, shkruan portali www.salernogranata.it.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...